Ndërlidhjet

Ban bën thirrje për ndërprerje të dhunës në Tajlandë


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, ka bërë thirrje për t’i dhënë fund dhunës në Tajlandë, duke shprehur shqetësimin për konflikte serioze në mes të demonstruesve dhe forcave të sigurisë.

“Sekretari i përgjithshëm me shqetësim të madh po përcjell rritjen e shpejtë të tensionit dhe të dhunës në Tajlandë”, transmeton Reuters deklaratën e Zyrës për Marrëdhënie me Publikun të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së.

“Ai u bën thirrje demonstruesve dhe autoriteteve tajlandeze të bëjnë gjithçka që është e mundur për të shmangur dhunën e mëtejshme si dhe humbjen e jetëve”, thuhet në deklaratë.

Sipas deklaratës, “Ban inkurajon të dyja palët që menjëherë të kthehen në tryezën neogociuese, për të ulur kështu tensionet dhe për të zgjidhur problemet në mënyrë paqësore”.
XS
SM
MD
LG