Ndërlidhjet

Italia dëbon dy marokenë për shkaqe sigurie


Italia ka dëbuar dy shtetas të Marokut, sepse paraqisnin kërcënim ndaj sigurisë kombëtare, kanë bërë të ditur zyrtarët italianë.

Ministria e Punëve të Brendshme kishte lëshuar urdhrin për dëbim në muajin prill, për shkak të rrezikimit të sigurisë shtetërore si dhe dyshimeve që këta persona mund të kenë lidhje me terroristët, njofton AP.

Në anën tjetër, javorja “Panorama” ka publikuar një pjesë të të dhënave të policisë nga Perugjia, sipas të cilave njëri nga personat e dëbuar ka thënë se do të vrasë kreun e Kishës Katolike, Papa Bendeiktin XVI.
XS
SM
MD
LG