Ndërlidhjet

Londër: Fiton 100 milionë euro


Një rekord i ri i lotarisë evropiane “Euromilion” është shënuar në Britaninë e Madhe, me tërheqjen e një kombinimi numrash që fituesit i ka siguruar mbi 100 milionë euro.

Fituesi britanik ishte i vetmi që kishte qëlluar kombinimin fitues nga 40 milionë lojëtarë të tjerë në nëntë vende të Evropës, që marrin pjesë në lotarinë “Euromilion”.

Rekordi i mëparshëm për Britaninë e Madhe ishte rreth 65 milionë euro dhe ishte shënuar në shkurt të këtij viti.

Rekordi i lotarisë “Euromilion” vazhdon të mbetet në Spanjë, ku fituesi me fat, vitin e kaluar, mori një shumë prej më se 126 milionë eurosh.
XS
SM
MD
LG