Ndërlidhjet

Thirrje për qetësi në Kirgizi


Autoritetet ndërkombëtare kanë bërë thirrje për qetësim të situatës në Kirgizi, pas përleshjeve në mes të mbështetësve të qeverisë së përkohshme dhe atyre të presidentit në largim, Kurmanbek Bakiev, në të cilat humbi jetën një person dhe të paktën 60 të tjerë u plagosën.

Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë bërë apelet e tyre, pasi autoritetet e përkohshme kanë njoftuar se kanë rimarrë kontrollin në ndërtesat e qeverive provinciale në të paktën tri qytete, të cilat ishin okupuar nga mbështetësit e Bakievit.
XS
SM
MD
LG