Ndërlidhjet

Kinë: Sulmuesi i fëmijëve dënohet me vdekje


Një kinez, i cili kishte plagosur me thikë 29 fëmijë dhe tre mësimdhënës, është dënuar me vdekje, pas gjykimit njëditor, kanë njoftuar mediat shtetërore.

47-vjeçari Xu Yuan u shpall fajtor për sulm në një çerdhe fëmijësh në qytetin Taixingu, muajin e kaluar.

Kryeministri kinez, Uen Jiabao, ka thënë se dhuna në rritje, kryesisht ndaj fëmijëve, ka lëshuar rrënjë të thella në tensionet sociale, të cilat duhen zgjidhur. Autoritetet janë zotuar se do të marrin masa të ashpra në trajtimin e këtij problemi.

Në një seri sulmesh në shkollat kineze kanë humbur jetën 27 persona, kryesisht fëmijë, dhe janë plagosur më se 80 të tjerë që nga marsi i këtij viti.
XS
SM
MD
LG