Ndërlidhjet

logo-print

Ministri Hyseni udhëtoi për në Nju Jork


Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Skënder Hyseni, ka udhëtuar për në Nju Jork, ku do të përfaqësojë Kosovën në mbledhjen e radhës së Këshillit të Sigurimit, e cila do të mbahet më 17 maj.

Në një komunikatë për media nga Minsitria e Jashtme thuhet se në fjalën e tij, ministri Hyseni do të flasë për zhvillimet dhe arritjet e Kosovës gjatë periudhës mes dy mbledhjeve të Këshillit të Sigurimit.

Ndërkaq, gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork do të ketë një varg takimesh me përfaqësues të përhershëm të vendeve të ndryshme në OKB, kryesisht të vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën.

Këto takime, vijon komunikata, do të kenë për qëllim lobimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
XS
SM
MD
LG