Ndërlidhjet

logo-print

I mbijetuari i fatkeqësisë ajrore largohet nga Libia


Nëntëvjeçari holandez, Ruben van Asou, i mbijetuari i vetëm në aksidentin ajror afër Tripolit, është larguar nga Libia për të udhëtuar në Holandë, kanë njoftuar agjencitë.

Djaloshi u largua nga Libia i shoqëruar nga të afërmit e tij dhe mjeku.

Nga rrëzimi i aeroplanit të mërkurën, i cili fluturonte nga Afrika e Jugut, rezultuan 103 viktima, përfshirë prindërit e djalit dhe vëllain 11-vjeçar.
XS
SM
MD
LG