Ndërlidhjet

Kabul: Vriten 30 militantë


Forcat e koalicionit në Afganistan kanë kryer bastisje në gjithë vendin. Gjatë aksionit u vranë të paktën 30 militantë, ndërsa kryengritësit në lindje të vendit vranë pesë roje në konvojin e automjeteve të tyre, kanë njoftuar zyrtarët.

Në mëngjesin e hershëm të së premtes, trupat ndërkombëtare dhe afgane kanë kryer një operacion në rajonin Sangin të provincës Helmand, në të cilin u vranë 10 kryengritës, tha Daud Ahmadi, zëdhënës i guvernatorit rajonal.

Ministria afgane e Mbrojtjes njoftoi se në 24 orët e fundit, në incidente të ndara, janë vrarë të paktën 20 kryengritës.
XS
SM
MD
LG