Ndërlidhjet

Moska dhe Londra duan përmirësim të raporteve dypalëshe


Presidenti rus, Dmitri Medvedev, ka biseduar përmes telefonit me kryeministrin e ri britanik, Dejvid Kameron, dhe i ka uruar atij suksese në funksionin e ri, ka njoftuar Kremlini.

Sipas deklaratës, të dy udhëheqësit shprehën gatishmërinë e tyre “për të punuar në mënyrë aktive” për përmirësimin e marrëdhnieve dypalëshe.

Moska shpreson që koalicioni i ri qeverisës në Britani do ta lehtësojë “zgjidhjen e problemeve të akumuluara vitet e fundit”, ka thënë më herët një zyrtar i Ministrisë së Jashtme ruse për agjencinë Interfaks.

Raporet ndërmjet Britanisë dhe Rusisë ishin tendosur viteve të funidt, pas vrasjes së ish-agjentit sekret rus dhe kundërshtarit të Vladimir Putinit në Londër, më 2006.
XS
SM
MD
LG