Ndërlidhjet

logo-print

Irani konfirmon dënimin me vdekje për 6 aktivistë të opozitës


Prokurori iranian, Abas Jafari Dolatabadi, ka konfirmuar dënimin me vdekje për gjashtë aktivistë të opozitës, të cilët ishin arrestuar në protestat që pasuan zgjedhjet e kontestueshme iraniane. Të gjashtit akuzohen se i përkasin grupit të paligjshëm të muxhahedinëve.

Autoritetet iraniane kishin arrestuar rreth 4000 veta, përfshirë gazetarë dhe politikanë reformatorë, gjatë protestave të qershorit të kaluar, që kundërshtonin rizgjedhjen e presidentit Mahmud Ahmadinexhad.
XS
SM
MD
LG