Ndërlidhjet

Tiranë: Afër kompromisi?


Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka pranuar hapjen e kutive të materialeve zgjedhore, por duke iu referuar procedurës së parashikuar në Kodin Zgjedhor, kanë njoftuar burime të të dyja partive kryesore në vend.

Në nenin 178 të Kodit parashikohet që materialet zgjedhore të ruhen në Arkivin e Shtetit, ndërsa fletët e votimit të digjen.

Por, burime nga Partia Socialiste thonë se kryetari i saj, Edi Rama, kërkon që komisioni hetimor parlamentar t’i hetojë zgjedhjet e 28 qershorit, duke hapur kutitë e materialeve zgjedhore, por kutitë e fletëve të votimit të mos digjen.

Ndonëse kërkesat e dy partive përmbajnë dallime, kompromisi pritet të arrihet shumë shpejt.
XS
SM
MD
LG