Ndërlidhjet

logo-print

Baku: Policia shpërndan protestuesit


Policia në Azerbajxhan raportohet të ketë arrestuar dhjetëra aktivistë të opozitës që u përpoqen të protestojnë për të kërkuar lirinë e tubimit dhe zgjedhje të lira.

AP njofton se policia ka ndërhyrë shpejt për t’i shpërndarë demonstruesit, të cilët ishin mbledhur në qendër të Bakusë.

Në Azerbajxhan do të mbahen zgjedhjet parlamentare këtë vjeshtë. Grupet për të drejtat e njeriut kanë kritikuar Qeverinë e Azerbajxhanit për trajtim të ashpër të mediave të pavarura dhe të grupeve opozitare.

Vëzhguesit ndërkombëtarë kanë dënuar zgjedhjet e kaluara, duke thënë se ka pasur shumë shkelje.
XS
SM
MD
LG