Ndërlidhjet

Darfur: Vriten 108 kryengritës


Ushtria e Sudanit ka njoftuar se ka marrë një nga pikëmbështetjet kryesore të kreyngritësve në zonën perëndimore të Darfurit dhe se me atë rast janë vrarë 108 kryengritës dhe janë kapur mbi 60 të tjerë.

“Ka pasur një konflikt në mes të forcave të armatosura të Sudanit dhe Lëvizjes për Drejtësi dhe Barazi. Rreth 108 kryengritës janë vrarë, ndërsa janë kapur 61 të tjerë”, ka deklaruar për Reuters-in zëdhënësi i ushtrisë së Sudanit, Al-Savarmi Haled.

Gjatë përleshjeve janë vrarë edhe ushtarë sudanezë, por numri i tyre nuk është bërë i ditur.

Lëvizja për Drejtësi dhe Barazi i ka mohuar shkaqet e konfliktit, duke thënë se pjesëtarët e saj janë tërhequr vullnetarisht nga zona në fjalë, disa ditë më parë.
XS
SM
MD
LG