Ndërlidhjet

Tajlandë: Raportohet se dy protestues janë qëlluar


Raportohet se ushtria e Tajlandës ka qëlluar dy protestues “me fanela të kuqe”, gjatë përleshjeve të reja, sot në Bangkok.

Gjatë pëleshjeve ndërmjet kundërshtarëve të kryeministrit, që bartin “fanela të kuqe” dhe policisë e ushtrisë, që janë dërguar për ndaljen e protestave në qendër të Bangkokut, deri tash janë vrarë së paku 25 vetë.

Gjatë ditës së djeshme, ushtarët kanë shtënë kundër demonstruesve, të cilët u kundërpërgjigjën me bomba benzine dhe gurë.

Autoritetet tajlandeze kanë shpallur orë policore në disa pjesë të Bankgokut.
XS
SM
MD
LG