Ndërlidhjet

logo-print

Suedi: U arrestua një shtetas suedez me origjinë nga Kosova


Policia ka arrestuar një person të dyshuar për zjarrvënie në shtëpinë e një suedezi, i cili kishte shkaktuar kundërthënie me karikaturat e tij për Profetin Muhamed.

I arrestuari është “me shtetësi suedeze, me origjinë nga Kosova”, tha zëdhënësi i policisë në Suedi, Calle Paersson, raporton agjencia Frans Pres.

Sipas zëdhënësit, i arrestuari “ishte i panjohur për policinë deri tash”.

I dyshuari, emri i të cilit nuk është bërë publik, “pritet që nesër të paraqitet para gjyqtarit”, tha zëdhënësi Paersson.

Ai ishte arrestuar mbrëmë vonë, në shtëpinë e tij në qytetin jugor Landskrona në Suedi.

Policia tha se arrestimi ishte bërë, pasi gjërat e tij personale ishin gjetur afër shtëpisë së karikaturistit Lars Vilks, në fshatin Nyhamnslaege.

Raportohet se është arrestuar edhe një person tjetër.
XS
SM
MD
LG