Ndërlidhjet

Tiranë: Vazhdoi greva e urisë e deputetëve të PS-së


Në Tiranë, para ndërtesës së kryeministrisë së Shqipërisë, ka vazhduar edhe sot, për të 16-tën ditë me radhë, greva e urisë e deputetëve të Partisë Socialiste në opozitë dhe e mbështetësve të tyre.

Ka raporte se gjendja shëndetësore e pjesëmarrësve në këtë grevë është përkeqësuar, kështu që dhjetëra vetë ishin detyruar ta ndërpresin grevën.

Por, grevistët e tjerë kanë thënë se nuk do të tërhiqen, derisa të mos plotësohen kërkesat e tyre për transparencën e zgjedhjeve të kaluara parlamentare.
XS
SM
MD
LG