Ndërlidhjet

SHBA: Anija Atlantis arriti në Stacionin kozmik


Anija kozmike, Atlantis, ka arritur sot në Stacionin ndërkombëtar të gjithësisë, në misionin e saj të fundit.

Atlantis, së bashku me gjashtë anëtarë të ekuipazhit, u lansua të premten në Kejp Kanaveral, në misionin e saj lamtumirës, pas 25 viteve në shërbim.

Pas këtij misioni, mbeten vetëm edhe dy lansime: një në shtator për anijen Diskaveri dhe tjetri në nëntor, për anijen Endevër.

Agjencitë e lajmeve raportojnë se pasi të tri anijet të tërhiqen nga shërbimi, Shtetet e Bashkuara do të varen nga Rusia për dërgimin e astronautëve amerikanë në Stacionin ndërkombëtar të gjithësisë.
XS
SM
MD
LG