Ndërlidhjet

Medvedev viziton Ukrainën



Presidenti i Rusisë Dimitri Medvedev sot filon vizitën dyditore në Ukrainë.

Bisedimet pritet të fokusohen në propozimin e Rusisë për ta shkrirë gjigantin rus të energjisë Gazprom me rrjetin ukrainas Naftogaz, përmes të cilit kalon 80 % e sasisë së gazit në Evropë.

Në fillim të muajit, presidenti i Ukrainës, Viktor Janukoviç, tha se ishte befasuar nga oferta, e cila për të parën herë u përmend nga kryeministri Vladimir Putin, dhe se kjo “nuk nënkupton se kjo çështje do të shqyrtohet dhe të zgjidhet nga ana e Ukrainës”.

Analistët thonë se përderisa gjasat për shkrirjen e kompanive janë të pakta, gjatë vizitës së Medvedevit në Kiev mund të ketë përparim në bashkëpunimin bërthamor.
XS
SM
MD
LG