Ndërlidhjet

Turqia thotë se Irani është afër marrëveshjes



Turqia tha se Irani është afër të bie dakord për marrëveshjen mbi karburanit bërthamor, e cila synon t’i ulë shqetësimet e Perëndimit rreth programit bërthamor të Teheranit.

Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutogllu i bëri këto komente në Teheran, në kuadër të përpjekjeve ndërmjetësuese të Turqisë dhe Brazilit.
Ministria e jashtme e Turqisë tha se shpalja formale mund të bëhet sot gjatë ditës.

Turqia dhe Brazili janë anëtarë jo të përhershëmn të Këshillit të Sigurimit, dhe janë deklaruar kundër vendosjes së sanksioneve shtesë ndaj Iranit, për shkak se Teherani ka dështuar ta ndalë programin e pasurimit të uraniumit.

Pas takimeve me zyrtarët më të lartë iranianë, përfshirë presidentin Mahmud Ahmadinexhad, presidenti i Brazilit Luiz Inacio Lula Da Silva tha se shpresat janë rritur.
XS
SM
MD
LG