Ndërlidhjet

Serbia i bashkohet “Nismës Rajonale kundër korrupsionit”



Serbia zyrtarisht iu bashkua “Nismës Rajonale kundër korrupsionit”. Ministrja e Drejtësisë e Serbisë, Snezhana Maloviç e nënshkroi anëtarësimin e vendit të saj gjatë vizitës që po i bën Kroacisë. Nisma në fjalë synon rritjen e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit në luftën kundër krimit e korrupsionit, që është dhe një nga kushtet për anëtarësimin e vendeve të rajonit në BE. Kjo e fundit e mbikqyr nga afër aktivitetin e kësaj nisme.

“Nisma Rajonale kundër korrupsionit” u krijua në vitin 2000 dhe aty bëjnë pjesë Shqipëria, Bosnia, Bullgaria, Kroacia, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi dhe Rumania.
XS
SM
MD
LG