Ndërlidhjet

logo-print

Hamiti – Matushiq: Të rritet bashkëpunimi



Kryetari i komisionit parlamentar për politikë të jashtme i Kroacisë, Frano Matushiq, dhe homologu i tij kosovar, Sabri Hamiti, kanë vlerësuar sot në Zagreb se ekziston një potencial i madh për zgjerimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Kroacisë, në fushën e ekonomisë, kulturës dhe arsimit.

Matushiq ka thenë se Kroacia do të ndihmojë edhe më tej ndërtimin e institucioneve demokratike dhe proceset, të cilat drejtojnë të gjitha shtetet e rajonit nga integrimet euroatlantike.

Ai po ashtu ka theksuar se Kroacia është e gatshme që t’i ndajë përvojat e saj në negociata me vendet e tjera të rajonit.

Sabri Hamiti ka thënë se Kosova pret që këtë vit të fillojë procesi i liberalizimit të vizave për qyetarët kosovarë që udhëtojnë në vendet e BE-së, thuhet në komunikatën e Këshillit.

Matushiq ka pranuar ftesën për të marrë pjesë në konferencën e kryetarëve të këshillave parlamentare për politikë të jashtme të vendeve të Evropës Juglindore, që është planifikuar të mbahet në fillim të vjeshtës në Prishtinë.
XS
SM
MD
LG