Ndërlidhjet

SHBA, BE, OKB - dyshuese rreth Iranit



Pakti i arritur nga Turqia dhe Brazili lidhur me programet bërthamore iraniane është “inkurajues”, por Teherani duhet të respektojë rezolutat e Këshillit të Sigurimit.

Këshilli i Sigurimit përmes pesë rezolutave ka kërkuar nga Irani të pezullojë pasurimin e uraniumit.

Bashkimi Evropian theksoi se ujdia mund të jetë një hap në drejtimin e duhur, por “nuk adreson plotësisht çështjen e programeve bërthamore të Iranit”.

Edhe Shtëpia e Bardhë më herët kishte shprehur dyshimet e saj dhe theksoi se mbetet thellësisht e shqetësuar rreth programeve bërthamore të Iranit.
XS
SM
MD
LG