Ndërlidhjet

ANEB: Nga Irani kërkohet verifikim me shkrim


Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike (ANEB), thotë se dëshiron marrëveshje me shkrim me Iranin, lidhur me pajtueshmërinë e këtij vendi, që ta dërgoj një sasi të uraniumit të pasuruar në shkallë të ulët jashtë Iranit, në shkëmbim për karburant atomik, me shkallë më të lartë për reaktorin për kërkime.

Kjo agjenci e Kombeve të Bashkuara, njoftoi se e ka marrë tekstin e deklaratës së përbashkët ndërmjet Iranit, Turqisë dhe Brazilit, por tash ajo dëshiron të ketë “verifikim të shkruar” se Teherani do ta respektoj marrëveshjen.

Marrëveshja e cila u shpall dje, megjithatë, nuk i shqyrton kërkesat ndërkombëtare, që Irani ta ndalë aktivitetin e tij për pasurimin e uraniumit.
XS
SM
MD
LG