Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmi me bombë, 11 të vrarë


Nga një sulm me bombë, që për cak kishte policinë në pjesën veriperëndimore të Pakistanit, sot janë vrarë së paku 11 vetë dhe janë plagosur disa të tjerë.
Bomba eksplodoi afër makinës së policisë në qytetin Dera Ismail Khan.

Sipas disa raporteve, sulmi ishte vetëvrasës.

Mjekët në spital thanë se janë vrarë 11 vetë, përfshirë së paku tetë civilë, ndërsa janë plagosur afro 10 vetë.
XS
SM
MD
LG