Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan: Talibanët e morën përgjegjësinë për sulm me bombë


Qeveria e Afganistanit njoftoi se së paku 12 civilë afganë janë vrarë sot nga një sulmues vetëvrasës me makinë bombë në Kabul, i cili e aktivizoi eksplozivin afër një autobusi publik.

Në njoftim nga Ministria e brendshme, thuhet se 47 vetë janë plagosur nga shpërthimi. Shumica e të vrarëve ishin udhëtarë në autobus.

Një zyrtar i lartë i policisë në Kabul, i tha Radios Evropa e Lirë, se pesë shtetas amerikanë, poashtu, janë vrarë nga shpërthimi. Mendohet se ata ishin ushtarë amerikanë.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabibullah Mujahed, e ka marrë përgjejgësinë për sulm, duke thëmnë se sulmuesi vetëvrasës i kishte aktivizuar 750 kilogramë eksploziv në veturën e tij.

Policia e Afganistanit thotë se duket se shpërthimi kishte për cak një konvoj të NATO-s.
XS
SM
MD
LG