Ndërlidhjet

Serbi: FMN e shqyrton shkrirjen e rrogave, pensioneve


Fondi Monetar Ndërkombëtar është pajtuar me kërkesën e Serbisë për shqyrtimin e shkrirjes së rrogave shtetërore dhe të pesnioneve, me qëllim që të zbutet mospajtimi social dhe që të lirohet shpenzimi i konsumatorëve

Shkrirja është pjesë e masave të kursimit, me të cilin Serbia është pajtuar, vitin e kaluar, si pjesë e kredisë së FMN-së prej 3,58 miliardë dollarësh, gjatë dy viteve, që ka për synim nxitjen e ekonomisë, e cila ballafaqohet me probleme.

Fondi Monetar Ndërkombëtar e ka filluar një mision dy javor në Serbi, për ta vlerësuar progresin e saj ekonomik dhe arritjen e amandamenteve eventuale në marrëveshje.
XS
SM
MD
LG