Ndërlidhjet

Kabul: 6 ushtarë të NATO-s janë në mesin e 18 të vrarëve



NATO tha se gjashtë ushtarë të aleancës janë vrarë sot nga shpërthimi i një automjeti bombë në Kabul, me ç’rast u vranë edhe të paktën 12 civilë afganë.

Sulmuesi e aktivizoi automjetin e mbushur me eksploziv në çastin kur automjetet e NATO-s po kalonin afër parlamentit dhe ndërtesave tjera qeveritare.

Ministria e brendshme e Afganistanit tha se shumica e civilëve të vrarë ishin udhëtarë në një autobus të transportit publik. Të paktën 47 vetë janë plagosur nga sulmi.

Zëvendës shefi i policisë në Kabul, Mohamad Halil Dastar, i tha Radios Evropa e Lirë, se të paktën pesë ushtarë amerikanë janë në mesin e trupave të NATO-s që e humbën jetën.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabibullah Muxhahid, e ka pohuar përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se sulmuesi vetëvrasës i kishte aktivizuar 750 kilogramë eksploziv në veturën e tij.
XS
SM
MD
LG