Ndërlidhjet

Paris: Lirohet vrasësi i ish kryeministrit iranian



Gjykata franceze urdhëroi lirimin e iranianit të dënuar për vrasjen e ish-kryeministrit, Shapur Bahtiar, në vitin 1991.

Ali Vakili Rad pritet të lirohet nga burgu dhe të udhëtojë në Teheran, tha avokati i tij.

Lirimi u bë disa ditë pasi Irani liroi pedagogen franceze, Clotilde Reiss, që u akuzua për spiunazh pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale në Iran.

Vakili Rad u dënua në 1994 për vrasjen e Bahtiarit, i cili u largua nga Irani pas Revolucionit Islamik në vitin 1979.
XS
SM
MD
LG