Ndërlidhjet

14 vjet burg kinezit më të pasur



Njeriu, i cili një kohë ishte më i pasuri në Kinë, është dënuar me 14 vjet burg për korrupcion dhe afarizim të kundërligjshëm.

Huang Guangjua gjithashtu është dënuar me gjobë astronomike prej afro 100 milionë dollarë.

41 vjeçari Huang, i cili nga nëntori 2008 gjendet në burg, u akuzua në janar, 2009, për punë të paligjshme, korrupcion dhe mashtrime në bursë.

Huang është themelues i zinxhirit më të madh tregtar me pajisje elektronike në Kinë.
XS
SM
MD
LG