Ndërlidhjet

Ankara: Perëndimi të mos flasë për sanksione ndaj Iranit



Ministri i Jashtëm i Turqisë Ahmet Davutogllu sot u bëri thirrje fuqive perëndimore që të mos i rrezikojnë me sanksione të reja gjasat e marrëveshjes me Iranin për shkëmbimin e karburantit bërthamor.

Davutogllu, bashkë me homologët e tij brazilianë dhe iranianë, është njëri nga nënshkruesit e marrëveshjes e cila parashikon që Irani ta dërgojë sasinë më të madhe të uraniumit të pasuruar në Turqi në këmbim të karburantit bërthamor për reaktorin në Teheran.

Marrëveshja nuk i adreson kërkesat ndërkombëtare që Irani ta ndalë aktivitetin e pasurimit të uraniumit.

Fuqitë perëndimore e përshëndetën marrëveshjen me skepticizëm, ndërsa Shtetet e Bashkuara thanë se ajo nuk do t’i ndalë përpjekjet për paketën e sanksioneve të reja kundër Iranit.

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore tha se dëshiron “njoftim me shkrim” se Teherani do ta respektojë marrëveshjen.
XS
SM
MD
LG