Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Qëllohet gazetari i televizionit



Një gazetar i televizionit në Rusi, i njohur për raportimet kritike të tij, është plagosur rëndë nga automjeti në lëvizje në qytetin Tomsk të Siberisë.

Mark Minin, 44 vjeç, është dërguar në spital nga plagët në gjoks, krah dhe në ije, pasi u qëllua me plumba gome.

Mjekët thanë se gjendja e tij është stabile.

Guvernatori i rajonit Tomsk, Viktor Kres, tha se sulmi ishte "turp", dhe se ai personalisht do ta hetojë sulmin.

Gruaja e gazetarit ka thënë se sulmi është i ndërlidhur me punën e tij.
XS
SM
MD
LG