Ndërlidhjet

Sulm vetëvrasës në Kabul

  • RFE /RL

Kabul, 18 maj 2010.

Kabul, 18 maj 2010.


NATO-ja tha se gjashtë ushtarë të aleancës u vranë sot nga shpërthimi i një automjeti bombë në Kabul, me ç’rast u vranë edhe të paktën 12 civilë afganë.

Sulmuesi e aktivizoi automjetin e mbushur me eksploziv në çastin kur automjetet e NATO-s po kalonin afër parlamentit dhe ndërtesave të tjera qeveritare.

Ministria e Brendshme e Afganistanit tha se shumica e civilëve të vrarë ishin udhëtarë në një autobus të transportit publik. Të paktën 47 vetë janë plagosur nga sulmi.

Zëvendësshefi i policisë në Kabul, Mohamad Halil Dastar, i tha Radios Evropa e Lirë se të paktën pesë ushtarë amerikanë janë në mesin e trupave të NATO-s që e humbën jetën.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabibullah Muxhahid, e pohoi përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se sulmuesi vetëvrasës i kishte aktivizuar 750 kilogramë eksploziv në veturën e tij.


XS
SM
MD
LG