Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Kodorkovski në grevë urie



Miliarderi i burgosur rus Mihail Kodorkovski, tha se ka fliluar grevën e urisë për ta tërhequr vëmendjen për atë që e quan vendi të padrejtë të gjykatës.

Në një letër të hapur drejtuar kreut të Gjykatës Supreme të Rusisë, Kodorkovski i akuzon gjykatat ruse për mospërfilljen e ndryshimeve të fundit ligjore, të cilat u mundësojnë personave të akuzuar për krime ekonomike të shmangin paraburgimin.

Avokati i tij tha se Kodorkovski do t'a vazhdojë grevën e urisë deri sa presidenti Dimitri Medvedev, i cili i inicoi ndryshimet, të informohet për situatën.

Kodorkovski ndodhet në burg prej vitit 2003. Përkrahësit e tij thonë se gjykimi ishte i motivuar politikisht.


XS
SM
MD
LG