Ndërlidhjet

Hejg: Londra mbështet zgjërimin e BE-së



Qeveria e re britanike mbështet hyrjen e Turqisë dhe vendeve të Ballkanit perëndimor në Bashkimin Evropian, ka transmetuar gazeta spanjole "Pais" shefin e diplomacisë britanike, Uliliam Hejg.

Hejg, i cili në Madrid mori pjesë në takimin e zyrtarëve të lartë të vendeve të BE-së dhe të Amerikës Latine, ka theksuar se do të ishte "gabim i madh" nëse Turqia dhe vendet e Ballkanit perëndimor nuk do të pranoheshin në radhët e BE-së.

Kryediplomati i ri britanik i ka bërë këto vlerësime, megjithëse ka vlerësuar se Bashkimi Evropian ndodhet në vështirësi të mëdha ekonomike.
XS
SM
MD
LG