Ndërlidhjet

Rusi: 7 të vrarë në Kaukazin verior



Raportet citojnë zyrtarë të Rusisë të kenë thënë se të paktën shtatë njerëz janë vrarë në përleshje të ndara ndërmjet trupave dhe militantëve në rajonin e Kaukazit Verior.

Në Çeçeni, tre pjesëtarë të forcave të sigurisë janë qëlluar për vdekje në automjetet e tyre, ndërsa tre civilë janë plagosur në një pritë.

Në Dagestan, dy oficerë policie dhe dy militantë janë vrarë gjatë një shkëmbim zjarri.

Në Ingusheti, militantët hodhën në erë një gazpërcjellës, megjithëse nuk pati të lënduar.

Militantët islamistë në Kaukazin Verior po i luftojnë forcat ruse me vite, me qëllim të themelimit të një shteti të pavarur Islamik.
XS
SM
MD
LG