Ndërlidhjet

SHBA: Do të vazhdojë trysnia ndaj Iranit



Shtetet e Bashkuara do të synojnë t'i vënë sanksione Iranit derisa Teherani t'i përmbushë obligimet ndërkombëtare, tha Shtëpia e Bardhë.

"Ne do të vazhdojmë t'i bëjmë trysni Iranit në çdo mënyrë që mundemi. Ne do të vazhdojmë kështu derisa Irani t'i përmbushë obligimet e tij ndërkombëtare", tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Bill Barton.

Ai i bëri këto komente gjatë udhëtimit me presidentin Barak Obama në shtetin federal Ohajo.
XS
SM
MD
LG