Ndërlidhjet

Klinton e Lavrov: Të miratohet sa më shpejt START-i i ri



Ministri i Jashëm i Rusisë, Sergei Lavrov dhe homologja e tij amerikane, Hillari Klinton, i kanë bërë thirrje dy vendeve të tyre që të shpejtojnë miratimin e marrëveshjes së re START. Marrëveshja parasheh zvogëlimin e armatimit bërthamor.

Klinton dhe Lavrov gjatë një bisede telefonike shprehën dëshirën për përshpejtimin e procesit të miratimit të marrëveshjes “sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Presidentët Barak Obama dhe Dimitri Medvedev e nënshkruan marrëveshjen nëmuajin prill në Pragë, por hyrja në fuqi e START-it të ri kërkon miratimin e marrëveshjes nga Senati amerikan dhe Dhoma e Ulët e parlamentit rus.
XS
SM
MD
LG