Ndërlidhjet

Sulmohet banesa e trupave të KFOR-it në veri



Një qendër banimi e paqeruajtësve danezë në veri të Kosovë është sulmuar, kanë njoftuar burimet e NATO-s. Nuk ka raporte për të plagosur.

Majori Majkëll Koting, zëdhënës i KFOR-it, tha se një dritare është thyer dhe ka disa dëme të tjera materiale. Ai shtoi se sulmi “ishte drejtuar kundër shtëpisë që strehon ekipin mbikqyrës e ndërlidhës të trupave daneze”.

Ekipi patrullon në zonat në veri të Koasovës për të ruajtur kontaktet me pakicën serbe.

Policia e Kosovës ka pohuar për agjencinë e lajmeve AP se një letër kërcënuese, drejtuar trupave daneze të KFOR-it është gjetur në shtëpi. Kontigjenti danez akuzohej se “po mban anën e shqiptarëve”.

Danimarka është në mesin e 68 shteteve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
XS
SM
MD
LG