Ndërlidhjet

Të dhëna të reja për rrëzimin e aeroplanit polak



Zyrtarët rusë të aviacionit kanë thënë se persona që nuk ishin anëtarë të ekuipazhit ishin të pranishëm në kabinën e pilotit të aeroplanit qeveritar polak. Aeroplani u rrëzua në Rusi, në muajin prill, duke shkaktuar vdekjen e presidentit polak, bashkëshortes së tij dhe 94 zyrtarëve të lartë të Polonisë.

Tatjana Anodina, kryetare e komitetit ndërshtetëror që po merret me hetimin, tha se është identifikuar zëri i një prej “individëve që nuk ishin anëtarë të ekuipazhit” e që gjendezhin në kabinën e pilotit.

Ajo shtoi se nuk ka asnjë prove që të flasë për “sulm terrorist, shpërthim, zjarr apo dështim të ndonjë paisje” përpara rrëzimit.
XS
SM
MD
LG