Ndërlidhjet

Hagë: Konfirmohet dënimi i Tarçullovskit dhe lirimi i Boshkovskit


Gjyqtarët e apelit në Tribunalin e Hagës për krime të luftës, e konfirmuan vendimin për lirimin e ish minsitrit të brendshëm të Maqedonisë, Lube Boshkovski.

“Nuk u tregua se Lube Boshkovski ka dështuar t’i ndërmarrë masat e domosdoshme dhe të arsyeshme”, tha gjyqtari Patrik Robinson.

Boshkovski ishte ministër i brendshëm kur në gusht të vitit 2001 u sulmua fshati Luboten, afër Shkupit, ndërsa prokurorët e kishin akuzuar atë se ishte përgjegjës për dështim për hetimin dhe dënimin e sulmit, nga i cili mbetën të vrarë disa civilë shqiptarë.

Nga ana tjetër, gjyqtarët e apelit e konfirmuan dënimin me 12 vjet burgim për ish eprorin e policisë së Maqedonisë, Johan Taçullovski.

Gjyqtari Patrik Robinson tha se Tarçullovski ishte dënuar në mënyrë korrekte për sulmin në fshatin Luboten.

Në sulmin në Luboten, në gusht të vitit 2001, ishin vrarë 10 civilë shqiptarë.
XS
SM
MD
LG