Ndërlidhjet

logo-print

Tajlandë: Dorëzohen drejtuesit e protestave

  • RFE /RL

Bangkok, 19 maj 2010.

Bangkok, 19 maj 2010.

Katër drejtuesit e protestave kundër Qeverisë në Tajlandë i janë dorëzuar policisë. Vendimi erdhi pasi forcat e sigurisë bastisën kampet e protestuesve dhe për pasojë humbën jetën katër persona, mes të cilëve dhe një fotograf italian.

Dhuna ka vazhduar në pjesë të tjera të Bangkokut, ku shumë ndërtesave u është vënë zjarri, përfshirë dhe një nga qendrat më të mëdha tregtare në vend.

Gjatë shtatë ditëve të fundit, si rezultat i protestave në Tajlandë, janë vrarë 40 persona dhe qindra të tjerë janë plagosur.


XS
SM
MD
LG