Ndërlidhjet

Malajzi: Sejdiu mbajti fjalim në Forumin Islamik Ekonomik Botëror


Preisdenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka mbajtur sot një fjalim në Forumin Islamik Ekonomik Botëror në Kuala-Lumpur të Malajzisë.

Pos kësaj, zoti Sejdiu është takuar edhe me liderë të ndryshëm, që po marrin pjesë në këtë konferencë, njoftoi zyra e presidencës së Kosovës.

Në takimin me presidentitn e Maldiveve, Mohamed Nasheed, presidenti Sejdiu i ka shprehur falënderim për njohjen e Kosovës.

“Populli dhe institucionet e Kosovës, e vlerësojnë lart përkushtimin Tuaj për afirminin dhe njohjen e vendit tonë në botë”, tha zoti Sejdiu.

Presidenti Nasheed premtoi angazhimin e Maldiveve, që “Kosova të ketë njohje të reja”.

Në takimin me Sovranin e Brunejit, Sulltan Hassanal Bolkiah, presidenti Sejdiu tha se pret që “sa më parë të merret në konsideratë kërkesa për njohjen e Kosovës”.
XS
SM
MD
LG