Ndërlidhjet

Hagë: Serbia i dorëzoi ditarët e Mlladiqit


Prokurorët e Tribunalit të Hagës thanë se Serbia i ka dërguar Tribunalit, ditarët e shkruar nga ish komandanti ushtark i serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq, i cili është i akuzuar për krime të luftës.

Mendohet se këto shënime do të përfshihen si dëshmi në rastin kundër ish liderit politik të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, ndaj të cilit aktualisht po zhvillohet procesi për akuza se i ka orkestruar mizoritë e kryera nga serbët e Bosnjës gjatë luftës.

Ditarët kanë afro 3500 faqe me dorëshkrimin e Mlladiqit, prej qershorit të vitit 1991 e deri në nëntor të vitit 1996. Këta ditarë u konfiskuan nga autoritetet e Serbisë, më herët këtë vit, në banesën e bashkëshortes së Mlladiqit në Beograd.

Prej vitit 1995, Ratko Mlladiq është në ikje, pas akuzave nga Tribunali për gjenocid dhe krime të luftës kundër njerëzimit.
XS
SM
MD
LG