Ndërlidhjet

Kirgizi: Trazira të reja, së paku dy të vrarë


Ministria e shëndetësisë e Kirgizisë njoftoi se dy persona janë vrarë dhe afro 50 të tjerë janë plagosur, kur kirgizët etnikë u përpoqën të depërtojnë në një universitet të themeluar nga uzbekët, në pjesën jugore të Kirgizisë.

Afro 5 mijë vetë sot provuan të depërtojnë në këtë universitet në Xhalal-Abad, duke hedhur gurë dhe thyer dritare.

Policia ka shtënë në ajër në përpjekje për ta shpërndarë turmën.

Javën e kaluar, qyteti Xhalal-Abad ishte skenë e përleshjeve të dhunshme ndërmjet mbështetësve të presidentit të përmbysur, Kurmanbek Bakijev, dhe mbështetësve të qeverisë së përkohshme.
XS
SM
MD
LG