Ndërlidhjet

Tajlandë: Protesta u mbyll, trazirat vazhduan


Ushtarët e Tajlandës sot i kanë detyruar demonstruesit anti-qeveritarë të largohen nga kampi në qendër të kryeqytetit Bangkok, që ishte bazë e protestuesve prej muajit prill të këtij viti.

Por, ka pasur trazira në pjesë të tjera të qytetit dhe disa ndërtesave u është vënë zjarri.

Armata tha se situata është “nën kontroll”, pasi disa liderë të protestuesve me “fanela të kuqe”, janë dorëzuar sot në mëngjes.

Ndërhyrja në kamp ka shkaktuar përleshje, nga të cilat mbetën të vrarë së paku katër vetë, përfshirë edhe një gazetar italian.

Autoritetet kanë imponuar orë policore në Bangkok deri nesër në mëngjes.

Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë së Tajlandës, për të cilën thonë se është jolegjitime.
XS
SM
MD
LG