Ndërlidhjet

SHBA: Zyrtarët në Pakistan për “bashkëpunim në siguri”


Dy nga bashkëpunëtorët më të lartë për siguri kombëtare të presidentit amerikan, Barak Obama, po zhvillojnë sot biseda në Pakistan, në vazhdën e zhvillimeve lidhur me sulmin e dështuar me bombë në Nju Jork, më 1 Maj.

Zëdhënësi i Ambasadës amerikane, Riçard Snelsire, tha se Këshilltari për siguri kombëtare, Xhejms Xhons, dhe drejtori i agjencisë CIA, Leon Paneta, po takohen me zyrtarë të lartë qeveritarë dhe ushtarakë në Islamabad, për biseda që janë të fokusuara në “bashkëpunim në siguri” dhe “dialog strategjik”.

Një shtetas amerikan, i lindur në Pakistan, që dyshohet se është stërvitur me talibanët pakistanezë në veriperëndim të Waziristanit, është arrestuar, pas sulmit të dështuar me bombë në qendër të Nju Jorkut.
XS
SM
MD
LG