Ndërlidhjet

Francë: Në qeveri miratohet plani për ndalimin e ferexhesë


Ministrja e drejtësisë e Francës, Mishel Aliot-Mari, e ka paraqitur propozim-ligjin, që parasheh ndaljen e përdorimit të ferexhesë myslimane, në të gjitha vendet publike në këtë vend.

Nëse ky propozim miratohet në ligj, atëherë femrat që bartin ferexhe në vende publike, mund të dënohen me të holla në shumë prej 150 eurove.

Me këtë propozim-ligj, poashtu, parashihet që nëse dikush e detyron gruan ta mbuloj fytyrën ose ta fshehë gjininë e saj, ballafaqohet me dënim me burg në kohëzgjatje një vit dhe dënim me të holla deri në 15 mijë euro.

Ky propozim, për të cilin pritet të votohet në vjeshtë, do të jetë i plotfuqishëm gjashtë muaj pasi ta miratojnë të dy dhomat e Parlament të Francës.
XS
SM
MD
LG