Ndërlidhjet

Ankara: Thaçi pritet të takohet me Erdoganin


Në ditën e parë të vizitës së tij në Ankara, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, pritet të takohet me kryeministrin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka njoftuar kryeministria.

Nesër, ditën e dytë të vizitës në Turqi, kryeministri Thaçi pritet të qëndroj në Stamboll, ku do të takohet me zyrtarë lokalë.

Gjatë kësaj vizite, në të cilën pos zotit Thaçi, gjenden edhe ministrat Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj, Lutfi Zharku dhe Blerand Stavileci, pritet që me qeverinë e Turqisë të nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi në disa fusha.
XS
SM
MD
LG