Ndërlidhjet

Kabul: Kryengritësit e sulmuan bazën e NATO-s


NATO-ja thotë se së paku shtatë militantë janë vrarë kur kryengritësit e sulmuan bazën ajrore Bagram, në veri të Kabulit.

Nga luftimet e sotme u plagosën së paku pesë ushtarë të jashtëm. Tashmë luftimet kanë përfunduar.

Sulmi kundër bazës amerikane në Bagram, u bë një ditë pas sulmit vetëvrasës kundër konvojit të NATO-s në Kabul, me ç’rast u vranë 12 civilë afganë dhe gjashtë ushtarë të jashtëm, pesë prej tyre amerikanë dhe një kanadez.

Talibanët e morën përgjegjësinë për sulmin e sotëm dhe atë të djeshmin.

Një zëdhënës i talibanëve pretendoi se 20 sulmues vetëvrasës ishin të involvuar në sulmin e sotëm në Bagram.
XS
SM
MD
LG