Ndërlidhjet

Korea Jugore akuzon K. Veriore për fundosjen e luftanijes



Korea Jugore zyrtarisht deklaroi sot se ka prova të shumta se nëndetësja verikoreane ka shkrepur një torpedo, e cila fundosi luftanijen jugkoreane në mars duke shkaktuar vdekjen e 49 marinarëve.

Në Uashington, Shtëpia e Bardhë tha se i mbështet akuzat e Koresë Jugore se Korea Veriore ishte e papërgjegjshme, duke e quajtur fundosjen “akt të agresionit” dhe “një shembull tjetër të sjelljes së papranueshme të Koresë Veriore dhe sfidimit të ligjit ndërkombëtar”.

Në përgjigjen e saj, Korea Veriore sërish e mohoi përgjegjësinë për fiundosjen e anijes “Cheonan”, dhe tha se do të reagojë me “luftë totale” nëse goditet nga sanksione tjera ose ndëshkohet ndryshe për incidentin e 26 marsit.
XS
SM
MD
LG